Profil/ Kush është Arta Marku, gruaja që u zgjodh sot Kryeprokurore e...

Profil/ Kush është Arta Marku, gruaja që u zgjodh sot Kryeprokurore e Përkohshme

403
0

Arta Marku, 41-vjeçarja e sapo betuar në Kuvend si Kryeprokurore e Përkohshme do të zëvendësojë Adriatik Llallën të cilit i mbaroi mandate më 7 dhjetor. Zonja Marku u zgjodh sot vetëm me 69 vota të shumicës dhe do të mbahet mend gjatë për shkak të tensioneve që u shkaktuan në Kuvend e jashtë tij, nga PD e LSI që ajo të mos votohej. Ajo ka qendruar e patrembur sot në sallë teksa betohej mes tymit e flakadanëve të hedhur. Por kush është Arta Marku, gruaja që mori mbështetjen e socialistëve në mbledhjen e grupit të PS dhe u zgjodh pavarësisht kundërshtimeve? Ajo u diplomua në shkollën e magjistraturës në vitin 2001. Një vit më pas u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës drejtuese deri në 2016. Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta. Mes tyre është edhe dosja ndaj pedagogut Fran Qafa, i cili më pas mori pafajësinë në Gjykatë.