Profesorët francezë këndojnë labçe: “Janinës çi panë sytë..”

Profesorët francezë këndojnë labçe: “Janinës çi panë sytë..”

294
0

 

Polifonia shqiptare është një mënyrë të kënduari në jug të Shqipërisë, e cila është pranuar si kryevepër botërore në Fondin e Trashëgimisë gojore të UNESCO-s. Ndërsa termi “isopolifoni” nuk është shkencor dhe as i praktikueshëm në ato hapësira, ku banorët këndojnë labçe, në variantet e tyre, me shumë zëra e pa vegla muzikore (apo dhe me fyell e me culë). Nuk e bën dot pis këngën polifonike popullore shqiptare, atë këngë labe që për ne është “ilaç e shërim”, se ajo rrjedh e kulluar, se ajo ka gurrën popullore, që nuk shteron kurrë. Me polifoni ne kuptojmë të kënduarit shumëzërësh harmonik, ndërsa me iso kuptojmë barazi, njëtrajtshmëri në këngën tonë, gjë që nuk i shkon për shtat natyrës këngëtore pa vegla muzikore (apo dhe me dyjare e fyell) në Labëri e në trevat e tjera që i përkasin këtij Atlasi folkorik shqiptar. E kënduar edhe nga grupe të tjera jashtë vendi, në këtë video ju sjellin këngën labe të kënduar nga profesorë francezë. Thjesht shijojeni…