Prezanton drejtorin e ri – Rama: AKU vatër gjobëvëniesh, drejtorët e korruptuar...

Prezanton drejtorin e ri – Rama: AKU vatër gjobëvëniesh, drejtorët e korruptuar të ikin vetë

94
0

Kryeministri Edi Rama mblodhi paraditen e sotme në kryeministri të gjithë drejtorët aktualë në AKU për t’i paralajmëruar për fshesën që do të ndërmerret në këtë institucion kthyer në vatër korrupsioni e gjobëvënieje

Edi Rama: “AKU një problem kombëtar. Një institucion që vë gjoba, i nxin jetën sipërmarrjes, terrorizon dyqane e tregtarë të vegjël dhe që në fund fare nuk përmbush misionin e vet. AKU nuk do të shkelë më nëpër doganat e Shqipërisë. Është tërësisht e panevojshme. Kjo histori do të marrë fund.”

‘Drejtorët e AKU që u emëruan politikisht të ikin vetë. AKU është një vatër e mbushur me korrupsion. Vatër ku gjobvënia për qëllime korruptive është standard. Ju e dini shumë mirë për çfarë po flas. Mes jush ka protagonistë të këtij korrupsioni.” 

Drejtori i ri 100 dite ne prove

 Rama prezantoi Agim Ismailin si drejtori i ri që do të vihet në krye të këtij institucini dhe që edhe ai do të jetë në provë për 100 ditët

Edhe drejtuesi i AKU është “në provë në këto 100 ditë” tha Rama duke shtuar “kam besim se do të ndryshojë thellësisht drejtimin dhe sjelljen e këtij institucioni”

Agim Ismaili zëvendëson në këtë detyrë Dritan Sejkon.

loading...