Presidenti Meta reagon për protestën: Jetojmë në klimë konfliktualiteti. Të fuqizohet shoqëria...

Presidenti Meta reagon për protestën: Jetojmë në klimë konfliktualiteti. Të fuqizohet shoqëria civile

357
0

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të takojë të rinjtë sot, një ditë pas protestës së opozitës kundër taksës në Rrugën e Kombit, kundër taksave të larta në përgjithësi dhe kundër kapjes së drejtësisë nga qeveria. Presidenti Meta nuk atakoi drejtpërdrejt këtë lëvizje të opozitës për të dalë në protesta apo thirrjes për mosbindje civile, por mesazhin për të rinjtë e pati të qartë: “Për fat të keq dhe këto kohë jetojmë në një klimë të papranueshme konfliktualiteti dhe përjashtimi, arbitrariteti dhe arrogance prandaj besoj se e gjithë shoqëria jonë ka nevojë për një fuqizim të shoqërisë civile, të mendimit të pavarur përtej ideve, ideologjive dhe interesave për pushtet të forcave politike. Vendi ynë ka nevojë për institucione të tilla të besueshme, të qëndrueshme dhe të respektueshme nga të gjithë”, tha Meta. Deklarata u bë në hotel Tirana, gjatë prezantimit të “Aleancës Kombëtare të Studentëve Senatorë”.