Premtoi performancë për t’u mbajtur mend, por Ronela ndihet pak e frikësuar...

Premtoi performancë për t’u mbajtur mend, por Ronela ndihet pak e frikësuar për Eurovizionin

265
0

Ronela Hajati do të prezantojë këtë vit vendin tonë në Eurovision Contest Song me këngën ‘Sekreti’. Në natën që u shpall fituese, ajo premtoi një performancë që do të mbahej mend, por sot e kanë zënë paksa ethet. Ajo do të këndojë e para në gjysmëfinalen e Eurovizionit 2022. E duke qenë se i takon të thyejë akullin, i duhet edhe asaj pak mbështetje. ‘Ok, tani jam e frikësuar’, ka shkruar këngëtarja.

Sakaq, së fundmi ajo ka treguar në rrjetet sociale se po niset për Londër. Ajo atje do të bashkëpunojë me një nga producentët e saj të preferuar, për ta përpunuar këngën dhe për ta sjellë në versionin më të mirë.