Portreti 106 vjeçar me ngjyra i një emigranti shqiptar në New York

Portreti 106 vjeçar me ngjyra i një emigranti shqiptar në New York

691
0

auto_grid-cell-5793-1475225628-101475391630Ky djalosh shqiptar me qeleshen e bardhë e jelekun e kuq, është fotografuar 106 vjet më parë, kur sapo kishte mbërritur në New York  si emigrant.

Foto e tij është përfshirë në një grup fotosh të pazakonta, të para një shekulli, të cilat prezantojnë emigrantë nga e gjithë bota, që shkelën në Shtetet e Bashkuara nga fillimi deri në mes të shekullit XX-të.

Fotot bardhë e zi i janë nënshtruar një ndërhyrje të veçnatë duke iu rikthyer ngjyrat reale të veshjeve.

Foto e këtij “ushtari shqiptar” së bashku me 15 foto të emigrantëve të tjerë nga e gjithë bota, fotografuar njëlloj si ai në “Ellis Island” në New York janë  publikuar dy ditë më parë nga shefi i fotografisë në BuzzFeedNews në Britani, Matthew Tucker.

 

Sipas tij, “fotot  tregojnë vetëm një pjesë të vogël nga 12 milion emigrantët, burra gra e fëmijë, të cilët mbërritën në New York  mes viteve 1892 dhe 1954 për të filluar një jetë të re në SHBA, të veshur shpesh  me rrobat e tyre më të mira.

Portretet tregojnë emigrantët veshur me veshje kombëtare të vendit të tyre të origjinës, duke përfshirë vende që nga Shqipëria,  Hollanda, e deri tek banorët e Sami-t në rajonet e Arktikut”.

Fotografitë janë realizuar mes viteve 1906 dhe 1914 nga fotografi amator Augustit Francis Sherman. Në 1907 disa nga fotot e tij ishin publikuar edhe nga National Geographic.

Specialistët e ngjyrosjes së fotove në në Dynamichrome kanë sjellë jetën e gjallë në këto foto, duke shtuar ngjyrat dhe kjo është bërë duke hulumtuar referencat historike të seicilit personazh, çka ka ndihmuar në identifikimin e ngjyrave të sakta, duke përfshirë kartolinat e kohës apo edhe fotografi me ngjyra të kohëve të mëvonshme.

Sipas Matthew Tucker, n gjyrat e shtuara në këto fotografi na ndihmojnë sot të imagjinojmë  shkëlqimin e  gjallë në këto rroba, të rëndësishme për traditën dhe kulturën e vendit dhe periudhës kur janë përdorur. Fotot janë pjesë e librit “The Paper Time Machine” dhe Matthew ka shpjeguar se si mund të shihen këto foto në version bardhë e zi dhe versionin me ngjyra në  në faqen e BuzzFeedNews.