Portokallet apo Mandarinat- Cilat Janë Më Të Mira Kundër Virozave?

Portokallet apo Mandarinat- Cilat Janë Më Të Mira Kundër Virozave?

379
0

Autoritetet e shëndetit publik thonë se në Shqipëri ka një qarkullim të virozave respiratore dhe rrufës.Foto: Flickr

Autoritetet e shëndetit publik thonë se në Shqipëri ka një qarkullim të virozave respiratore dhe rrufës.

 

Përveç higjenës që ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së virozave, njeriu mund të mbrohet edhe nëpërmjet ushqyerjes.

 

Kjo e fundit duhet të jetë e ekulibruar dhe të garantojë sasi të mëdha vitaminash, mineralesh e antioksidantësh.

 

Agrumet janë aleatët më të mirë të shëndetit të njeriut.

 

Ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C.

 

Trupi nuk e prodhon dot këtë vitamin e cila ka aftësinë të shkurtojë simptomat e virozave, gripit dhe të ftohurës.

 

Ndër agrumet më të shëndetshme për njeriun janë padyshim limonët, portokallet dhe mandarinat.

 

Shqipëria ka një traditë të fortë në prodhimin e tyre, e megjithatë eksportet e këtyre agrumeve, veçanërisht mandarinave janë rritur ndjeshëm,

 

Që nga viti 2013 e deri në vitiin 2018, eksportet e agrumeve janë rritur me 47 përqind.

 

Cilat Janë Agrumet Më Të Mira Për Shëndetin.

Në arritjen e një konkluzioni mbi këtë pyetje, duhet t’i hidhni një sy profilit ushqimor të të dy frutave.

 

Vlerat e Mandarinave Për Shëndetin

Një racion 100 gramësh me mandarina ofron:

 

53 kalori,

13.3 gramë karbohidrate,

1.8 gramë fibër,

0.8 gramë proteinë,

0.3 gramë yndyrna,

14% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A,

44% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C,

4 përqind të dozës së rekomanduar ditore të folatit

5 përqind të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.

Vlerat e Portokalleve Për Shëndetin

Në të njëjtën sasi portokallesh, pra 100 gramë, njeriu merr këto përfitime:

 

47 kalori

11.7 gramë karbohidrate,

2.4 gramë fibër,

0.9 gramë protein,

0.1 gramë yndyrna,

4 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A,

89 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C,

8 përqind të dozës së rekomanduar ditore të folatit

5 përqind të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.

Nga krahasimet e të dhënave të mësipërme rezulton se portokallet ofrojnë dyfishin e vitaminës C të mandarinave por përmbajnë më pak vitaminë A.

 

Rrjedhimisht ato janë më të mira kundër virozave.

 

Mandarinat janë më të pasura me vitaminën A.

 

Ekspertët e AgroWeb.org, sqarojnë se portokallet në veçanti janë të dobishme jo vetëm për vitaminën C por edhe për uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe parandalimin e ulçerës në stomak.

 

Të dyja frutat duhet të jenë pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm./AgroWeb.org