Policia serbe ndalon deputetin shqiptar

Policia serbe ndalon deputetin shqiptar

461
0

Me simbolin e shqiponjës mirë është të mos bëhet shaka, aq më tepër në mes të Beogradit, kur dihet se fjala e preferuar e serbëve është “Provokacija”. E ka provuar këtë deputeti socialist Pjerin Ndreu, kur është gjendur i rrethuar nga policia serbe, sepse dy bashkëpuntorë të tij të Partisë Socialiste gjatë një vizite në Beograd, iu lindi ideja të kryqëzojnë gishtat për një foto. Kaq u desh dhe u thirr policia, që i kërkonte llogari Pjerin Ndreut duke krijuar një situatë të sikletshme për deputetin shqiptar.

Qytetari serb:“Këta dy persona po shkojnë drejt kishës, po i kryqëzojnë duart duke bërë shqiponjën… Ky është një provokim, jo ti, por njerëzit e tu.” Fillimisht Pjerin Ndreu ka dashur të mbrojë veprimin e bashkudhëtarëve të tij.

Pjerin Ndreu: Mos u mërzit për këtë, vetëm një foto po bëjnë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Por kur ka parë se policët janë shtuar, kanë fshirë fotot për të dalë nga situata…

 

Pjerin Ndreu: Ku shkoni i bëni këto mor burrë? No mor burr no! Si e bëni atë para parlamentit! Më fal, nuk e dija! Video e publikuar ne rrjetet sociale përfundon me policin serb që i fik makinën deputetit shqiptar, megjithatë pas fshirjes së fotove gjithçka është mbyllur.