Polici i dehur përfundon me makinë në oborrin e një banese, qëllon...

Polici i dehur përfundon me makinë në oborrin e një banese, qëllon me pistoletë të zotin e shtëpisë në Fier

386
0

Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në qytetin e Fierit, ku një efektiv policie teksa po drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një shtëpie. Mësohet se polici ka dëmtuar gardhin e shtëpisë dhe automjetin e parkuar. Menjëherë ka dalë pronari i banesës dhe është konfliktuar me policin dhe në konflikt e sipër P. SH ka nxjerrë pistoletën dhe janë përleshur sërish.

 

Bëhet me dije se pronari është dëmtuar në dorë nga qitja e pavullnetshme e armës.

 

Ndërkohë policia ka arrrestuar efektivin dhe ka kryer veprime hetimore, ku ka rezultuar se qytetari ka qenë në gjendje të dehur.

 

 

Njoftimi i Policisë:

 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi P. Sh, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, në lagjen “Sheq i Madh”, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është futur në oborrin e banesës së shtetasit S.M, 70 vjeç.

 

Pasi është konfliktuar me pronarin e shtëpisë, ka nxjerë armën dhe e ka plagosur në gishtin e dorës shtetasin S.M, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

 

Eshtë shoqëruar në Drejorinë Vendore të Policisë Fier shtetasi P.Sh dhe po kryhen nga SHÇBA veprimet proceduariale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.