”Po tani mam’? Po tani?!”, Fiori Dardha humb të ëmën dhe përlot...

”Po tani mam’? Po tani?!”, Fiori Dardha humb të ëmën dhe përlot me fjalët: Nuk fitoi vdekja por Parajsa!

267
0

Moderatorja Fiori Dardha ka humbur nënën e saj, si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh. Fiori gjithnjë tregonte lidhjen e fortë që kishte me të ëmën e saj, dhe ditët e vështira të cilat i kalonte me të në spitale.

 

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ajo njofton miqtë për humbjen e më të shtrenjtës së saj, ndërsa shprehet se e ëma do të mbetet gjithnjë heroinë.

 

Postimi i plotë i Fiorit:

 

Po tani mam’? Po tani?!  E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues.

 

Fluturo lart, shumë lart, zemra jonë! Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar! Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njejtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde! Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime!

 

Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja! Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur! Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë! Të duam, mam’!