“Po hanim drekë, gjithçka po shkonte mirë derisa …”-David Guetta zbulon se...

“Po hanim drekë, gjithçka po shkonte mirë derisa …”-David Guetta zbulon se si Madonna refuzoi të punonte me të për shkak të shenjës së horoskopit

432
0

Madonna refuzoi të bashkëpunonte me David Guetta pasi zbuloi shenjën e tij të horoskopit. DJ dhe producenti muzikor tha për McFly se Madonna shprehu dëshirën për të punuar me të pasi ai fitoi një Grammy në vitin 2011 për remiksin e këngës së saj ‘Revolver’. “Më tha që e pëlqeu remix-in dhe më sugjeroi që të prodhoja albumin e saj të ardhshëm. Shkova për drëk dhe folëm për gjithçka, për muzikën, atë që dëshironte të bënte me albumin e saj. Shumë bukur. Ishim vetëm ajo dhe unë. Shumë të relaksuan dhe po drekonim. Më pas pyet se kur do filloni të punoni së bashku,”– rrëfeu ai, teksa kujtonte takimin me divën e muzikës.

 

Por gjërat morën një kthesë të keqe për DJ, pasi Madonna zbuloi se ai ishte një “akrep”.

 

“Papritmas më thotë: Më vjen keq, ne nuk do jemi në gjendje të puojmë së bashku. Ishte kënaqësi të njihja Mirupafshim!’,”– tregoi David Guetta.

 

 

 

Sipas Astrology.com, akrepat thuhet se janë “të devotshëm, të vendosur dhe të vëmendshëm”, por gjithashtu “të dyshimtë dhe jo të besueshëm”.

 

 

 

Sipas The Independent, Madonna më parë ka punuar me një “akrep” në Bjork, i cili bashkë-shkroi këngën e saj të vitit 1994 ‘Bedtime Story.

 

Ajo arriti në dhjetëshen më të mirë në top listat e MB.