Po çonte fëmijët në shkollë, DETAJE nga plagosja në Lezhë: Bashkëfshatari i...

Po çonte fëmijët në shkollë, DETAJE nga plagosja në Lezhë: Bashkëfshatari i doli para Hilë Gjinit dhe e qëlloi me dy

408
0

Hilë Gjini është personi që ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Lezhë, në fshatin Balldren.

 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 08.00 të mëngjesit, kur i plagosuri kishte dalë për të çuar fëmijët në shkollë me makinë. Në rrugën para shtëpisë ai është përballur me një bashkëfshatar të tijin, i cili e ka qëlluar dy herë në këmbë.

 

Nuk dihet nëse mes dy banorëve të Balldrenit ka ndodhur ndonjë përplasje verbale apo bëhet fjalë për ndonjë konflikt të mëparshëm. Fëmijët e Gjinit dyshohet se kanë parë gjithë ngjarjen e rëndë pasi pas pak do të dërgoheshin në shkollë nga babai i tyre. Në makinë ka qenë dhe gruaja e tij.

 

Menjëherë drejt fshatit ka shkuar autoambulanca e cila ka marrë Hilë Gjinin dhe e ka transportuar atë në spitalin e Lezhës, nga ku mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Forca të shumta Policie, siç shihet në pamjet e mëposhtme, kanë shkuar drejt vendngjarjes për zbardhjen e saj dhe kapjen e autorit.

 

Ai është bashkëfshatar i Hilë Gjinit dhe është identifikuar nga Policia si shtetasi Gjin Gjini. Blutë e Lezhës bëjnë me dije se janë vënë në ndjekje të autorit, ndërsa theksojnë se sipas tyre 43 vjeçari Gjini është plagosur në këmbë.

 

“Në fshatin Balldre, Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.