Po bën namin, Trejsi Sejdini zë faqet e para të revistave botërore

Po bën namin, Trejsi Sejdini zë faqet e para të revistave botërore

536
0

Trejsi Sejdini, vajza e cila përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe, ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë tajlandezëve. Bukuroshja shqiptare bëri që Tajlandezët të çmenden pas saj, duke bërë që ata të hapin faqe të shumta që mbështesin Treisin. Mirëpo së fundmi bukuroshja shqiptare ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e mediave ndërkombëtare me bukurinë e saj. Revista e njohur tajlandeze ‘Thairath’ i ka dedikuar një artikull Trejsit, të cilin e ka vendosur në faqen kryesore. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trejsi me anë të një postimi në Instastory, ku ka publikuar foton e faqes së parë të revistës.