“Po bën lojë të pistë”- Lindita Bimi nxjerr zbuluar Çimi Gjecin: Po...

“Po bën lojë të pistë”- Lindita Bimi nxjerr zbuluar Çimi Gjecin: Po qe burrë…

98
0

Stela Nikolla dhe Çimi Gjeci u deklarua vetëm për njëri-tjetrin disa ditë më parë në “Për’puthen +40” dhe ky vendim mërziti shumë dy prej konkurrentëve të tjerë në studio.

Një prej tyre ishte Lindita Bimi, e cila nuk duroi dot më dhe ditën e djeshme vendosi të tregonte publikisht të gjitha “premtimet” që i kishte bërë Çimi, dhe çdo gjë që i kishte thënë në lidhje me Stelën.

Lindita tha se Çimi po bën lojë të pistë dhe se ishte i paqëndrueshëm.

“Ndërkohë që më kërkonte mua një takim, jep një deklarim për Stelën. Çimi lozi shumë pisët atë ditë dhe këtë mund ta konfirmojë ai, sepse po atë ditë mua më ka marrë në telefon dhe më ka thënë disa gjëra që po qe burrë, le t’i pranojë.

Unë nuk e kam problem fare që ato janë bashkë, unë e kam thënë që në fillim se isha unë ajo që u tërhoqa dhe i lashë rrugën e lirë Stelës. Dua të sqaroj publikun që nuk jam ndjerë xheloze, sepse di që Çimi është shumë i lëkundur”,- u shpreh ajo.

Sipas saj, konkurrenti e ka telefonuar dhe i ka thënë se nuk ka një pëlqim për Stelën dhe se do të deklarohej për të, por kjo nuk ndodhi.