Plotësimi i vendeve bosh në Gjykatën Kushtetuese, pritet vendimi

Plotësimi i vendeve bosh në Gjykatën Kushtetuese, pritet vendimi

612
0

A do të jetë Prof. Dr. Ilir Mustafaj, anëtari i parë i saj, nesër pritet vendimi nga KPK si prova më e rëndësishme e pavarësisë së drejtësisë nga kontrolli politik?

 

 

Plotësimi i vendeve të mbetura bosh të Gjykatës Kushtetuese me qëllim për ta rikthyer atë sa më shpejt në funksionin e saj normal është një çështje me interes të lartë publik. Përpos faktit që kjo gjykatë prej shumë kohësh ka dalë jashtë funksionit të saj kushtetues për shkak se ka mbetur me një anëtar, ku shumica e tyre u ka mbaruar mandati ose janë shkarkuar nga institucionet e vettingut, kompozimi dhe përbërja e saj ka rëndësi themelore për të ardhmen dhe funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Një prej emrave më të lakuar në opinionin publik që aspiron të bëhet pjesë e saj mbetet z. Ilir Mustafaj, i cili është një personalitet i spikatur dhe i njohur në fushën e jurisprudencës shqiptare me një karrierë prej 23 vjet si gjyqtar dhe i papërfolur apo akuzuar ndonjëherë në publik për vendimet e tij, ish-anëtar i KLD, pjesë e mësimdhënies në Fakultetin e Drejtësisë dhe për më tepër personi që udhëhoqi me sukses procesin për ngritjen e Gjykatave Administrative në Shqipëri.

 

 

 

Nëse i referohemi listëssë kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese që do të zgjidhen nga Kuvendi të bie në sy mungesa në përgjithësi e karrierës së tyre profesionale, pasi një pjesë shumë e vogël e tyre nuk kanë qenë gjyqtarë. Në këto kushte, është në interes të publikut të dijë a mundet që Gjykata Kushtetuese si organi më i lartë në hierarkinë e sistemit gjyqësor të Republikës së Shqipërisë të plotësohet kaq formalisht nga nevoja emergjente për të patur një gjykatë funksionale?

 

 

 

Nga ballafaqimi me këtë listë kandidatësh nisur edhe ajo që është trajtuar së fundi në media do të ishte mirë që në funksion të së ardhmes së institucionit më të lartë të drejtësisë në vend të mendohet seriozisht për plotësimin e saj me ata individë që gëzojnë besimin e gjerë të publikut, përmes zgjedhjeve të pavesuara të politikës me qëllim për të garantuar një herë e përgjithmonë pavarësinë e saj nga kontrolli politik i mazhorancave qeverisëse.

 

 

 

Por përkundër këtyre kërkesave vlen të theksojmë se se z. Ilir Mustafaj, i cili është në vetvete në procesin përfundimtar të rivlerësimit kalimtar në procesin e vettingut, vendim i cili preitet të jepet në ditët në vijim bie në sy fakti se ky gjyqtar është vlerësuar vetëm për një komponent, atë të pasurisë duke mos u vlerësuar për dy kriteret e tjera atë të etikës dhe profesionalizmit, kritere tejet të rëndësishme këto që duhet të jenë përtë qenë në Gjykatën Kushtetuese, fakt për të cilin ky gjyqtar ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në seancën dëgjimore të bërë publike nga media pak ditë më parë gjyqtari Mustafaj, ka justifikuar përpara këtij komisioni pasurinë e tij të vetme një apartament prej 121 m2, ka justifikuar profesionalizmin e tij përgjatë karrierês prej 23 viteve si gjyqtar, ka dëshmuar se përfaqëson imazhin më pozitiv të sistemit të drejtësisë, dhe për më tepër ka argumentuar me faktet provat e paraqitura në dëgjesën publike dhe të bazuara në ligj, gjithshka të akumular në jetën e tij, duke kundërshtuar të gjitha gjetjet e këtij komisioni.

 

Është në interes të opinionit publik që njerëz të tillë me vlera dhe integritet të lartë moral e profesional të jenë pjesë thelbësore e trupës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për t’i dhënë asaj integritetin dhe profesionalizmin e munguar. Vetëm kështu ne mund të sigurojmë angazhimin tonë si një detyrim qytetar për ta bërë Gjykatën Kushtetuese një institucion transparent, të afërt, të prekshëm dhe sa më të besueshëm për publikun.

 

 

 

Kush është Prof. Ilir Mustafaj?

 

 

 

Nga shqyrtimi i jetëshkrimit të tij të marrë nga faqja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nga Fakulteti i Drejtësisë së Universitetit të Tiranës, si dhe pas një kërkimi në internet kemi një panoramë të plotë të veprimtarisë së njërit prej këtyre kandidatëve:

 

 

 

ARSIMI & TITUJ AKADEMIKË

 

Ilir Mustafaj ka përfunduar studimet në vitin 1996 në Fakultetin e Drejtësisë të UT me “Medalje Ari”.

 

Në vitin 2000 është vlerësuar me gradën “Doktor”,

 

Në vitin 2012  është vlerësuar me titullin “Profesor i Asociuar”,

 

Në vitin 2016 është vlerësuar me titullin akademik “Profesor”.

 

 

 

BOTIME

 

Prof. Ilir Mustafaj është autor i këtyre librave:

 

“Dëmi civil i ardhur nga vepra penale”, Tiranë-2012,

 

“Detyrimet dhe Kontratat”, Tiranë 2016

 

“Legal Treatment of Contract According to the Albanian Legislation”, Roma-2014,

 

dhe bashkëautor i librave “E drejta e detyrimeve -I dhe II”, Tiranë 2008 -2012.

 

 Lista e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese

 

 

Arta Vorpsi,

Avni Shehu,

Elsa Toska,

Fiona Papajorgji,

Ilir Mustafaj,

Valbona Bala (Pajo),

Klodian Rado,

Kostandin Kazanxhi,

Mitat Dautaj.