Plasi lufta? Trump kërcënon Rusinë: Bëhu gati

Plasi lufta? Trump kërcënon Rusinë: Bëhu gati

427
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të nisin sulmet ajrore ndaj regjimit të Assadit në Siri, pas hedhjes së lëndëve kimike mbi popullsinë civile, ku u vranë edhe fëmijë. Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se raketat janë gati dhe i drejton një paralajmërim Rusisë. Kjo e fundit, disa orë më parë u zotua se do të rrëzojë çdo raketë që do të godasë regjimin e Assad. “Rusia zotohet se do të rrëzojë të gjitha raketat që do të lëshohen drejt Sirisë. Përgatitu Rusi, sepse ato do të vijnë, bukur dhe të reja dhe “të zgjuara”. Ju nuk duhet të jeni partnerë me një “mizor të gazit vrasës” që vret popullin e tij dhe kjo gjë i shijon”, thotë Presidenti amerikan. Rusia, e cila mbron regjimin e Presidentit sirian Bashar al Assad, premtoi se do të shkatërrojë çdo raketë që do të niset drejt forcave qeveritare. Nga ana tjetër, SHBA, Franca dhe Britania vazhdojnë të diskutojnë për të sulmuar Sirinë dhe për të ndëshkuar Presidentin Assad, pas sulmit kimik të shtunën që forcat e tij qeveritare hodhën ndaj popullsisë, duke vrarë 43 persona.