Plangëprishësi Buffon, pse jo te Juventusi…!

Plangëprishësi Buffon, pse jo te Juventusi…!

363
0

Silvano Martina, menaxheri i Gianluigi Buffonit, e ka pranuar se janë duke u zhvilluar bisedime për kthimin e portierit legjendar në Juventus, edhe pse pohon se tani për tani kjo mbetet vetëm ide.

Të martën mbrëma mediat italiane raportuan se Buffon nuk po e planifikonte kthimin vetëm në Serie A dhe Itali, por edhe në Juventus pas një viti aventurë në Paris Saint-Germain.

Sky Sport Italia raportoi se 41-vjeçari është në bisedime për t’u kthyer në Juventus si zëvendësues i Wojciech Szczesny për një sezon, dhe pastaj do të merrte një rol në stafin e trajnerit Maurizio Sarri apo postin e drejtorit.

“Tani për tani është vetëm një ide”, tha Martina për Sport Italia.

Po ashtu, është raportuar se destinacione të tjera të mundshme të Buffonit janë edhe Porto, Parma, Brescia dhe Atalanta.