“Plakë e sëmurë, si gomari shrekut”, mesazheve të tilla Aulona Musta jua...

“Plakë e sëmurë, si gomari shrekut”, mesazheve të tilla Aulona Musta jua tregon vendin

354
0

 Aulona Musta tashmë është mësuar me kritikat, deri në komente dhe mesazhe ofenduese që i kalojnë të gjitha pritshmëritë. Moderatorja bën shpesh shkrime motivuese dhe është një frymëzim për të gjitha vajzat që të rrisin vetëbesimin, por jo të gjithë marrin shembullin pozitiv nga ajo.

Një mesazh në Instagram, tregon se ka edhe njerëz që nuk e kanë aspak në preferencë Aulona Mustën, madje arrijnë deri sa të dërgojnë dhe mesazhe me fjalë ‘të rënda’.

“Fytyrën si gomari Shrekut e ke, veçse ai është më i bukur ai se ty, plakë e sëmurë”-i shkruan një ndjekëse Aulona Mustës.

Por, si gjithmonë, pavarësisht se janë shumë mesazhe të tilla, me të cilat Aulona haset çdo ditë, ka vendosur që ta bëjë publike zonjën që i ka shkruar.

“Tani unë pyes veten, çfarë mund ta detyrojë një grua, që është edhe nënë, që ka foto profili foton e djalit, të shkruajë një koment të tillë? Si ta ndihmojë këtë zonjë të gjejë pak qetësi dhe lumturi?”- shkruan moderatorja në profilin e saj në InstaStory, bashkëngjitur mesazhit ofendues që ka marrë.