Piktorja nga Kroacia Lena Marku çel ekspozitën e saj në Pogradec/ Rrëfim...

Piktorja nga Kroacia Lena Marku çel ekspozitën e saj në Pogradec/ Rrëfim jete përmes artit

568
0

Piktorja nga Kroacia, Lena Marku çeli të premten në mbrëmje ekspozitën e saj të parë në qytetin e Pogradecit. E ftuar nga Albanian Excellence, në kuadër të turit koncertror “Lule Bore”, hapja e epspozitës u bë në qendrën Kulturore “Lasgush Poradeci”, në prani të personaliteteve të këtij qyteti dhe qytetarëve dashamirës në artit. Gjatë prezantimit, Drejtori i Qendrës Kulturore, Eritan Kamolli falënderoi presidenten e Albanian Excellence Flora Nikolla, për të gjithë aktivitetet që po organizon në Pogradec në kuadër të koncertit “Lule Bore”, duke sjellë artistë, piktorë, dhe muzikantë të suksesshëm nga disa vende. Ai tha se qendra kulturore “Lasgush Poradeci” është gjithmonë e hapur dhe mikëpritëse për evente të tilla kulturore që i japin frymë qytetit. E pranishme në hapjen e ekspozitës së piktores Lena Marku, ishte edhe nënkryetarja e Bashkisë së Pogradecit, Entela Gusho. “I uroj shumë suksese piktores Lena Marku për ekspozitën e saj. Është ndryshe nga hapja e sezoneve të tjera, sepse hapja e sezonit turisktik do të bëhet nga koncerti “Lule Bore” në datë 6 qershor, ku do të performojnë artistë me famë botërore, me shumë emocione ju ftoj më datë 6 qeshor në ora 8 e mbëmrjes”-tha Gusho.

Në fjalën e saj, Flora Nikolla, falënderoi bashkinë dhe qendrën Kultutore “Lasgush Poradeci”, për mbështetetjen që i kanë dhënë Albanian Excelllence, si dhe për mënyrën e organizimit të kësaj ekspozite. Zonja Nikolla tha se pikturat e Lena Markut do përbëjnë skenografinë e koncertit të 6 qershorit, ku pjesë të përzgjedhura me shumë kujdes të këngëve të orkestruara nga Shpëtim Saraçi, do të vijnë për publikun nga artistë të njohur shqiptar që jetojnë jashtë vendit.

Emocionuese për hapjen e ekspozitës së saj në qytetin e Pogradecit, piktorja Lena Marku falenderoi Albanian Excellence për ftesën, për mikëpritjen, dhe për gjithë këtë orgazinim. Emocionet shtohen për Lenën pasi ekspozita hapet në Shqipëri, dhe këtë emocion e shpreh me falënderime pafund. e titulluar “Udhetimi i shpyrtit”, në punimet e Lena Markut, më shumë se gjithçka tjeter, ka dashuri, të cilën e beson me të gjithë qënien e saj.

“Është një ndjesi e vecantë.  Kur pikturoj ndjej sikur nenvetëdija ime,  nxjer në siperfaqe të gjitha toksinet e grumbulluara aty ndër vite”-shprehet Lena Marku. Ajo thotë se , “dashuria bën mrekulli” dhe se,”piktura vetë është një dashuri”. Ndaj dhe kur sheh veprat e saj lehtë e kupton se çdo pikturë e Lenës,  është një rrëfim jete, një lidhje me ndodhitë e mira e të vështira të encikopedisë jetë që  kalojmë  e jetojmë  cdo ditë .

Ne Kroaci e  solli, dashuria ndaj babait të fëmijëve të saj. E adhuron natyrën e që ka ky vënd ballkanik , pranë detit, dhe jo vetem  e frymëzon për të pikturuar, por Kroacia, është  dhe vend i shenjtë  për Lenën pasi në çdo cep,  i rifreskon kujtimet e femijërisë së fëmijeve të saj, tashmë të rritur , përkrahja e saj më e madhe.

Vendlindjen  e saj  Shkupin, e viziton shpesh dhe me shumë dashuri. Ndërsa sa i përket nacionalitetit të saj shqiptar, Lena Marku, me krenari e shfaq gjithkund ku shkon duke e përfshire faktin që Nënë Tereza është një shqiptare nga Shkupi.