‘Pije se na zgjidhen hallet’/ Helmoi vjehrrën, gjykata dënon me 32 vite...

‘Pije se na zgjidhen hallet’/ Helmoi vjehrrën, gjykata dënon me 32 vite burg Marjana Çmetën

3599
0

 

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 32 vite heqje lirie Marjana Çmetën, e cila akuzohet për vrasjen e vjehrrës së saj.

Marjana Çmeta, 21 vjeç, akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare. Dy vite më parë, dyshohet që ajo të ketë helmuar e më pas mbytur vjehrren e saj, Lirie Lami.

21-vjeçarja në rrëfimin që ka bërë para hoxhës Hysen Shehu tregon se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë “lëngun magjik”, që në fakt ishte helm minjsh, duke ja paraqitur si një lëng të përgatitur nga hoxha në mënyrë që të merrnin fund sherret mes tyre.