‘Përplasje, sqarime, por dhe dashuri’ ja çfarë sjell fundjava për të gjitha...

‘Përplasje, sqarime, por dhe dashuri’ ja çfarë sjell fundjava për të gjitha shenjat

393
0

DASHI: Nëse po kaloni një krizë në historinë tuaj të dashurisë, bëni kujdes. Edhe në punë do të përballeni me momente plot me tension, por mos e humbisni durimin.

 

DEMI: Po vjen një fundjavë shumë e bukur për ju, ndaj mos e humbisni. Në punë, është një kohë e shkëlqyer për të menduar për një planifikim më të madh.

 

BINJAKËT: Nëse keni diçka për të sqaruar me partnerin, mos e shtyni, sot është dita e duhur për të folur për gjithçka që ju shqetëson. Në punë, mund të jetë e nevojshme të zgjidhni një çështje të rëndësishme.

 

GAFORRJA: Sot është një ditë ku do të jeni konfuzë për ndjenjat tuaja. Nga ana tjetër, duhet të filloni të planifikoni të ardhmen tuaj duke nisur nga karriera dhe puna që doni të bën

 

LUANI: Falë ndikimit pozitiv të Hënës, do të përjetoni emocione shumë të bukura. Ndërsa në punë, edhe nëse do të keni disa shqetësime të vogla, në fund do të dilni fitues.

 

VIRGJËRESHA: Këto janë ditë të rëndësishme për ndjenjat, ndaj jini të vendosur. Edhe në punë, kjo periudhë e muajit është e dobishme për zhvillimin e projekteve të reja.

 

PESHORJA: Mund të ketë pasur luhatje në historinë tuaj të dashurisë, që me shumë mundësi vjen nga distanca e partnerit/partneres. Ndërsa në punë, prisni edhe pak se në fund do të shpërbleheni.

 

AKREPI: Këtë fundjavë duhet të relaksoheni dhe të planifikoni diçka të këndshme për partnerin. Ndërsa në punë, bëni kujdes në marrëdhëniet që mund të kalojnë në çështje personale.

 

SHIGJETARI: Dita e sotme nuk do të jetë e lehtë për ndjenjat tuaja pasi ju duket sikur partneri/partnerja është i/e ftohtë ndaj jush. Në punë, nëse keni diskutime apo përplasje me drejtuesit, diskutojini pas datës 24 të këtij muaji.

 

BRICJAPI: Në dashuri ndiheni plot energji dhe dita e sotme do ju sjellë në mendje që të filloni të përjetoni gjëra që ju japin shumë emocione. Në punë ruani vendosmërinë dhe pozitivitetin që ju dallon.

 

UJORI: Falë ndikimit pozitiv të Hënës, do ia dilni të lini pas cdo zënkë në dashuri. Në punë, nuk ka ndonjë lajm të veçantë, por do të jetë një ditë që vijon e qetë.

 

PESHQIT: Fundjava do të ketë diskutime, por kini kujdes mos të nxisni debate të kota. Ndërsa në punë, nëse duhet të bëni një kërkesë, rekomandohet ta paraqisni duke filluar nga data 25 nëntor.