Pernaska shpalos alternativa të reja për grup-moshën e të rinjve

Pernaska shpalos alternativa të reja për grup-moshën e të rinjve

142
0

Kandidatja për kryetare të Bashkisë së Tiranës, zonja Lajla Pernaska, gjatë një takimi me të rinjtë ka prezantuar alternativae e reja që ka në programin e saj për këtë grup moshë, të cilat janë:

 

– Zgjerim i paketës mbështetëse për blerje shtëpie nga çiftet e reja, me kredi të buta.

– Ofrimi përfitimeve të prekshme nga Karta e Studentit për shpenzime bazike të ushqimit, mjeteve mësimore & librave, përmes subvencionimit nga Bashkia dhe zgjerimi partneritetit me sektorin privat (ndërveprimi me një rrjet më të madh biznesesh, jo vetëm ato që kanë çmime të larta, që janë të papërballueshme për buxhetin e studentëve).

– Shërbim online për kartën e transportit të studentëve, që të zgjidhet problemi i rradhave në pikat e shërbimit.

– Aksesi i aboneve të studentit gjatë gjithë muajve të vitit (duke përfshirë dhe periudhën e pushimeve verore).

– Zgjerim i skemave të granteve & mbështetjes për sipërmarrjet rinore start- up dhe inovacionin.

– Hapje e tre Qendrave Rinore me shërbime të këshillimit, kurse profesionale, hapësira bibliotekash & studimi.

– Transformimi i Qytetit Studenti në një hapësirë të standarteve europiane të jetës studentore, duke përfshirë ngritjen e një kompleksi sportiv dhe një qendre të teknologjisë & inovacionit.

– Aktivitete kulturore me fokus rininë.

– Ëi-fi gratis për të gjithë studentët, me akses nëpërmjet ID të studentit.