Përmbytjet, nis ndarja e ndihmave për familjet e prekura në Shkodër

Përmbytjet, nis ndarja e ndihmave për familjet e prekura në Shkodër

321
0

Bashkia e Shkodrës ka informuar se ka nisur shpërndarja e ndihmave për banorët të cilët u prekën në këtë qark nga përmbytjet që përfshinë vendint tonë ditët e fundit.

Referuar njoftimit të bashkisë, në fshatin Obot, Muriqan (lagjia Goricë) janë magazinuar dhe sot fillon shpërndarja sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Ana e Malit 8 ton misër donacion.

Në fshatin Shirq janë magazinuar dhe sot fillon shpërndarja sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Dajç rreth 28 ton misër donacion.

Gjithashtu, janë magazinuar dhe janë gati për shpërndarje tek ndërtesa e konviktit Shkolla Industriale “Arben Broci” 300 pako me ushqime, mbështetje për të siguruar ushqimin për familjet në zonat e përmbytura.

Sipas bashkisë siperfaqja totale e përmbytur është 1910 Ha.

Njoftimi i Bashkisë Shkodër

Informacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 13.01.2021, ora 08.30

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 13.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.42m.(Kuota max 6.30 m)

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.70 m.(Kuota max 8.70 m)

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1910 Ha

Tokë e pakultivuar 528 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 1200 Ha

Grurë 95 Ha

Bimë dekorative 80 Ha

Pemtore 7 Ha

Nj.A. Ana Malit

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 960 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 210 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 705 Ha

Grurë 40 Ha

Pemtore 5 Ha

Janë shpërndarë në Obot 140 koli ujë, nga 9 litra kolia, për 70 familje.

Në fshatin Obot, Muriqan (lagjia Goricë) janë magazinuar dhe sot fillon shpërndarja sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Ana e Malit 8 ton misër donacion.

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 820 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat :

Tokë e pakultivuar 275 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 410Ha

Bimë dekorative 80 Ha

Grurë 55 Ha

UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat.

Në fshatin Shirq jënë magazinuar dhe sot fillon shpërndarja sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Dajç rreth 28 ton misër donacion.

Nj. A. Guri Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.

Tokë e pakultivuar 10 Ha

Foragjere të dyta, jonxhë 40 Ha

Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe

Tokë e pakultivuar 30 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes

Tokë e pakultivuar 3 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

Pemtore 2 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Janë magazinuar dhe janë gati për shpërndarje tek ndërtesa e konviktit Shkolla Industriale “Arben Broci” 300 pako me ushqime, mbështetje për të siguruar ushqimin për familjet në zonat e përmbytura.