Përmbytjet/ Kryemadhi mesazh të prerë Ramës

Përmbytjet/ Kryemadhi mesazh të prerë Ramës

442
0

Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, teksa ka shprehur solidaritet sot me gjithe familjet e permbytura dhe te perballuara me veshtiresi, ka kerkuar nga kryeministri dhe Qeveria shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme.

Postimi i Kryemadhit

Jemi pranë të gjitha familjeve të cilat po përballen me një vështirësi të jashtëzakonshme, të diktuar nga kjo fatkeqësi natyrore e rëndë. Solidaritet me të gjithe të prekurit anë e mbanë vendit nga kjo fatkeqësi e dimensioneve shumë të gjera. Qeveria shqiptare duhet të mos humbasë më kohë, por në respekt të ligjit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të mobilizojë fonde financiare, ndihma ushqimore, logjistikën e duhur që situata të kalohet me sa më pak dhimbje për mijëra qytetarët e prekur.

Koha nuk pret!

Çdo hezitim mund të sjellë pasoja të pakthyeshme në shëndetin e njerëzve, në banesat e tyre, në mijëra biznese që dëmtohen, prandaj duhet vepruar me shpejtësi!