Përgjimet/ Zbulimi i gazetarëve: Kanë hequr emra ministrash, dorëzuan qese me para...

Përgjimet/ Zbulimi i gazetarëve: Kanë hequr emra ministrash, dorëzuan qese me para për votat

496
0

Gazetarët Poli Hoxha dhe Trashgim Sokolaj kanë zbuluar detaje të reja nga përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman Bild në lidhje me “Dosjen 339/1″, ku përmenden kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani, kandidati i PS në Shijak, Elton Arbana dhe të tjerë zyrtarë të lartë të PS në këtë qark.

Të ftuar në “Arena”, Hozha dhe Sokolaj shprehen se nga zbardhjet e përgjimeve janë hequr shumë emra të rëndësishëm zyrtarësh të Rilindjes, madje dhe ish-ministrash dhe deputetësh.

Shqiptarët të parët që kthehen vullnetarisht nga Gjermania …kundrejt parave

“Në zbardhje janë fshirë shumë emra. Janë hequr shumë emra ministra e deputetësh që flisnin hapur me këta persona në fushatë,”– tha Poli Hoxha gazetar i Syri.net.

Më tej, Sokolaj shtoi se njëri nga ish-ministrat ka shkuar vetë të takojë një nga anëtarët e grupeve kriminale për t’i dhënë një qese me para.

“Janë dy ish-ministra. Njëri madje i thotë vet do vi të të sjell një qese me para,”- shton gazetari.

Hila: Është kapur ajo qese?

Sokolaj: Kjo është një gjë e keqe në fakt. Është shumë e keqe sepse po bëhet gjueti shtrigash ndaj prokurorëve. Vetë policia gjyqësore duhet të shkonte atje ku shkonte qesja. Nëse do ishte bërë kjo gjë do të ishin kapur personat përgjegjës.

Ditën e djeshme prestigjozia gjermane “Bild”ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

Shperndaje