Përfaqësuesja e SHKD, Gerta Meta i dorëzon Celibashit raportin e monitorimit për...

Përfaqësuesja e SHKD, Gerta Meta i dorëzon Celibashit raportin e monitorimit për zgjedhjet e 25 prillit

56
0

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi takoi përfaqësuesen e Shoqatës për Kulturë Demokratike, zj Gerta Meta. Qëllimi i takimit ishte dorëzimi i raportit të monitorimit për zgjedhjet e datës 25 prill 2021.

Komisioneri Celibashi vlerësoi bashkëpunimin e shoqërisë civile me KQZ, duke e cilësuar shoqërinë civile si partnere të përhershme të KQZ-së. Ai tha se gjetjet e rekomandimet e tyre janë një qasje pozitive që ndikon në mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore.

Përfaqësuesja e SHKD, zj. Gerta Meta vlerësoi komunikimin e vazhdueshëm dhe transparent të KQZ-së me shoqërinë civile dhe shprehu vullnetin për përfshirjen e aktorëve të shoqërisë civile në planin e punës së Komisionit për trajnimet zgjedhore. Ajo theksoi se rekomandimet e raportit nuk janë mangësi, por mundësi reale për të ndihmuar dhe përmirësuar procesin zgjedhor në vend.