“Për ty mbretëresha ime”, fansi bën tatuazh portretin e Bebe Rexhës në...

“Për ty mbretëresha ime”, fansi bën tatuazh portretin e Bebe Rexhës në krah (Foto)

317
0

Bebe Rexha është një nga këngëtaret shqiptaret më të dashura dhe më të pëlqyera në botë. Këngëtarja me origjinë shqiptare është kthyer në idhull për miliona njerëzve.

 

Këngëtarja ka fituar zemrat e tyre me zërin e saj të mrekullueshëm dhe thjeshtësinë që e karakterizon. Për të treguar dashurinë ndaj Bebes, një prej fansave ka vendosur ta bëjë tatuazh. Juan Angel Cruz tatuazhoi portretin e yllit të muzikës pop në krah.

 

“Për ty mbretëresha ime,”- shkroi ai në postimin në Instagram. Kujtojmë që këngëtarja e njohur pak ditë parë udhëtoi drejt vendit tonë ku vizitoi disa familje të prekura nga tërmeti në fshatit Bupq. Ajo premtoi se do të ndërtojë dy shtëpi të shkatërruara nga tërmeti dhe më pas edhe një shkollë.