Për herë të parë, Arian Çani fton vajzën në studio, kush është...

Për herë të parë, Arian Çani fton vajzën në studio, kush është Joana (VIDEO)

447
0

Moderatori i njohur Arian Çani i ka surprizuar të gjithë teleshikuesit mbrëmjen e djeshme në emisionin e tij ‘Zonë e Lirë’. Për herë të parë, ai ka ftuar në emision vajzën e tij të vogël Joanën, si pjesë e grupit të aktorëve të shfaqjes për fëmijë ‘Torta e ditëlindjes’, që do të vihet në skenën e ArTurbina. Në fillim, ata u munduan ta mbanin të fshehtë marrëdhënien e tyre, derisa në një moment, Çani e ka pyetur të bijën për mbiemrin. Kështu ata kanë zbuluar të vërtetën, në të njëjtën kohë moderatori nuk ka mundur të fshehë as emocionin që ndjente.

 

Dialogu në studio:

Arian Çani: Ti Joana ke mbiemrin tim më duket? Po çne që ke mbiemrin tim, rastësi? Çfarë jemi në bashkë? Do e themi apo jo? Hajde mos ki emocione se aktorët nuk kanë emocione.

Joana Çani: Familje…

Arian Çani: Për herë të parë ftoj vajzën time si aktore, kam një emocion të paparë… më raftë pika.