Peja, poetët, poezia../ Nga Fatbardha Alimeta

Peja, poetët, poezia../ Nga Fatbardha Alimeta

623
0

Shiu s’kishte ndërmend të pushonte, por ne ishim të vendosura ta mernim rrugën me shpresën se kur të mbërrinim në Pejë do të na priste dielli. Vërtet ashtu ndodhi, udhëtuam herët për të mbërritur në kohë për aktivitetin, i cili ishte programuar në orën 13.00. Rruga ishte e rehatshme, shiu trokiste lehtë në xhamat e makinës. Arritëm në Kukës , u ndalëm pak për një pushim të vogël për të kaluar në Prizrenin historik.. Emocioni vazhdon të jetë i njëjtë vetëm se tani rrugën e dimë me symbyllur, pasi kalojmë shpesh andej. Mikja ime Nexhi Baushi e cila ishte në timon nuk e hiqte vëmendjen asnjë çast nga timoni dhe gjithë kohën më  dëgjonte dhe aprovonte më një lëvizje koke dhe buzëqeshjen padyshim të saj. Unë gëzoja si fëmijë. Në bagazhin e makinës e kishim mbushur me libra për promovimin që do mbahej në takimin letrar në Pejën poetike 2019, i cili bënte 9 vjet nga themelimi i lidhjes së shkrimtarëve të Pejës me kryetar Z, Esat Loshaj. Ecëm në autostradën e shtruar me cilësi pa e ndjerë rrugën fare, na dukej krejt e zakontë, sepse tani ishim në tokën tonë..Kaluam dhe Gjakovën e mbërrijmë në Pejë, ku si gjithmonë na pret Hotel Dukagjini. Takimi i parë ishte me Z, Flori Bruqi, i cili na ofroi mikpritjen e tij për të na ofruar kafen e mirëseardhjes..buzë Lumbardhës..rrugëtimit tonë për tek Restorant Bjeshka na e udhehoqi Flori ku gjatë udhëtimit s’mund të mos ndaleshim tek tre çezmat, për të pirë ujë burimi. Natyra në Rugovë një magji. Malet ende kishin vellon e bardhë mbi kokë ..gjelbërimi kish veshur gjithçka. Arritëm në bjeshkë ..pa hyrë dëgjohej daullja dhe vallja e Rugovës.  Atmosfera ishte e shkëlqyer ..pas kafes turke  dhe birres Peja ofruar nga Restorant Bjeshka mblidhemi për të filluar aktivitetin letrar. Poetët pjesëmarrës ishin nga gjithë trevat shqipfolëse. U promovuan dy libra të znj Nexhi Baushi dhe z Musa Gashi i cili kishte ardhur nga Suedia. Pjesëmarrësit në konkurim ishin dhe interpretuan secili poezinë e tyre..në mënyrë të shkëlqyer..Nderonte aktivitetin Nobelisti hebre mjeku dhe shkrimtari.

Takimi u përmbyll me sukses, ku të pranishmit sollën nëpërmjet poezisë vlerat e tyre krijuese dhe dhanë nga një copëz të shpirtit te tyre. Në fund për të gjithë të pranishmit u shpërndanë çertifikatat e mirënjohjes , po surpriza më e madhe do ishte kur dëgjoj emrin tim përsëri në cilësinë e dhënies së Çmimit të Parë si poezia më e bukur në këtë takim. U lumturova për faktin se poezia ime i dedikohej poezisë në ditën e poezisë. Mes duartrokitjeve marr çmimin dhe më pas u dhanë dhe dy çmimet e tjera të dyta e të treat. Çmimi i dytë i takoi znj.Sadije Halitit dhe i treti Nebih Bunjakut. Tingujt muzikorë na shoqëronin dhe tradita e valles së Rugovës na bëri të gjithëve të kërcenim dhe ta mbyllnim këtë takim me një drekë të shtruar për nder të mysafirëve, ku bisedat rreth artit, letërsisë, atdhedashurisë mbushën atë ditë në Rugovë në bjeshkë me premtimin për të ardhur përsëri ..