PD përmbyll fushatën elektorale në Tiranë

PD përmbyll fushatën elektorale në Tiranë

346
0

Një ditë para heshtjes zgjedhore, Partia Demokratike, ka zgjedhur kryeqytetin për të përmbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit. Thirrjen e fundit drejtuar votuesve demokratët zgjodhën ta përcjellin nga sheshi para Kryeministrisë ku protestuan për 3 muaj me rradhë për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Simboleve kombëtare nuk i shpëtoi as mitingu i PD-së që u hap me himin kombëtar njësoj si ai i PS-së një natë më parë. Kreu i PD-së Basha teksa u  kujtoi mbështetësve fitoren e opozitës për kauzën e zgjedhjeve,  deklaroi se kur PD bën një hap përpara edhe Shqipëria bën një hap përpara.

Basha: 110 ditë më parë republika e vjetër krekosej mbi Shqipërinë e mjeruar, shqiptarët nuk shihnin dritë në fund të tunelit, 101 ditë më parë demokratët u ngritën dhe nisën një marshim në të cilin sot janë bashkuar shumica e Shqipërisë. Sa herë demokratët bëjnë një hap përpara, Shqipëria bën një hap përpara. Kështu ka qenë kur sollëm demomkracinë, kur liberalizuam vizat dhe u anëtarsëuam në NATO dhe kështu do të jetë edhe ditën e dielë kur do të themelojmë republikën e re.  Ai e akuzoi Ramën për rrënim të ekonomisë.

Basha: Njeriun që për pushtetin e tij rrënoi ekonominë me taksa të larta dhe çmime të larta, kriminalizoi shtetin, mbushi Shqipërinë me drogë. Ky është Kryeministri që ju do ta largoni me votë të dielën. Të dielën votohet për ekonominë tuaj, punën dhe punësimin tuaj.