Pavarësisht moshës, Eneda Tarifën e kthen akoma mami mbrapsht! Ja arsyeja

Pavarësisht moshës, Eneda Tarifën e kthen akoma mami mbrapsht! Ja arsyeja

322
0

Mendimi i mamasë është shumë i vlefshëm për disa persona. Një prej tyre është dhe këngëtarja Eneda Tarifa, e cila ndikohet ende nga fjalët e nënës.

Pavarësisht se ka shumë vite në skenë, Eneda zbuloi në emisionin “Thumb On” në RTV Ora se sa herë i thotë që nuk është veshur mirë, kthehet mbrapsht në dhomë.

Aulona Musta: Vazhdon të kesh problem mendimin që ka mami jot për daljet e tua të ndryshme publike për gjërat që mund të bësh e thua?

Eneda Tarifa: Patjetër,pavarësisht se në moment bëj sikur nuk dua t’ja di dhe ajo që më thotë është më e tmerrshmja, nuk ke çfarë bën, do ta heqësh dhe do ta kalosh si moment. Për shembull më thotë nuk je veshur mirë dhe shkon në dhomën tënde mbrapsht, thua çfarë të vesh unë tani?