Pavarësia e Kosovës, festim madhështor në Londër!

Pavarësia e Kosovës, festim madhështor në Londër!

1094
0

Nga Londra Anila Kadija

Festim madhështor në Londër!Ardhmëria në bashkëpunim me shoqatën Arbëria, shoqatën Peja dhe të tjera, festoi ditën e pavarësisë së Kosovës në ambientin e shkollës shqipe St.Augustin Kilburn, Londër. Ishte një pasdite sot e mbushur me entuziazëm dhe pjesmarrje të madhe ku spikatën ngjyrat më të bukura të kostumeve tradicionale dhe larmia e shqipes së folur nëpërmjet vjershave të fëmijëve të të gjitha niveleve.

Fëmijët e shkollave shqipe mbartën gëzimin e kësaj feste në skenë më shumë se asnjëherë. Kënga e rapsodëve dhe zëri i rinisë së talentuar u shpalos si flamuri i lirë i Kosovës. Pas fjalës së hapjes nga Zoti Lutfi Vata, falenderimit grupit organizues dhe fjalës së rastit nga ambasadori i nderuar Zoti Qirjako Qirko ,skena hapi siparin e çasteve të paharruara.

Gëzuar Kosovë! Ky koncert i bukur u sponsorizua nga ALB UK dhe u prezantua me profesionalizëm nga Zoti Fatmir Terziu. Një falenderim i veçantë ju shkon nxënësve për performancën e shkëlqyer nën drejtimin e përkushtuar dhe të palodhur të mësueseve zonjave: Aida Haziri, Klodiana Vilza, Kela Dede, Artiola Vladi, Rozana Hykaj, Matilda Halili, Shukrije Mustafaj!

Gjithashtu,  prindërve për ndihmesën e pa kursyer që japin në mbështetje të aktiviteteve shkollore . U përshëndetën dhe u kujtuan trimëreshat e Kosovës, ato martiret e heshtura, të masakruarat, të përdhunuarat si psikologjikisht ashtu edhe fizikisht dhe të vrara në kurthet serbe.

Një nderim të veçantë për ti njohur brezat dhe për të jetuar në zemrat e tyre. Një ditë e paharruar ku vet vajzat kosovare, të lindura në Londër, kërcyen vallet tona popullore me bukurinë e shpirtit të tyre të lirë.