Pasi kërcënoi se do i ‘presë këmbët’, presidenti i Iranit lëshon paralajmërimin...

Pasi kërcënoi se do i ‘presë këmbët’, presidenti i Iranit lëshon paralajmërimin e radhës për SHBA: Përgjigja jonë përfundimtare do jetë…

379
0

Pasi paralajmëroi se do i presë  “këmbët” SHBA, që i prenë duart gjeneralit të vrarë Qassem Soleimani, Hassan Rouhani, presidenti i Iranit, ka lëshuar kërcëniomin e radhës, pak orë pas sulmit me raketa balistike ne dy baza te SHBA-se ne Irak.

 

 

Në një postim të ri në Twitter, Rouhani tha se “përgjigjja përfundimtare” e vendit ndaj vrasjes së gjeneralit Qassem Suleimani do të jetë “të zhdukë të gjitha forcat amerikane nga rajoni”.

 

Nëse nuk do të ishte lufta e tij kundër terrorit, kryeqytetet evropiane do të ishin në rrezik të madh tani.

 

Përgjigja jonë përfundimtare për vrasjen e tij do të jetë zhdukja e të gjitha forcave amerikane nga rajoni”, shkruan Rouhani në Twitter.