Pas takimit romantik, Valentina vendos të largohet nga ‘Love Story’

Pas takimit romantik, Valentina vendos të largohet nga ‘Love Story’

256
0

Nata e 8-të e spektaklit ‘Love Story’ ka qenë një natë e vërtetë surprizash në TV Klan. Këtë javë, Saimiri kishte zgjedhur tri vajza për të takuar, një prej të cilave edhe Valentina.

 

Valentina ka qenë një ndër të zgjedhurat e princit të “Love Story” këtë javë, i cili edhe i plotësoi asaj dëshirën që kishte shprehur më parë.

 

Dyshja kanë kaluar disa momente romantike bashkë, duke bërë edhe gara me kuaj.

 

Në një bisedë të gjatë me Saimirin, Valentina ka zbuluar edhe disa sekrete më shumë për veten. Ndër të tjera, ajo ka treguar edhe për të ëmën, e cila, për fat të keq, nuk jeton më.

 

“Babi më ka ndjekur, më ka suportuar. Do të doja shumë që edhe mami. Mamin e kam pasur si motër, si shoqe. Këtë marrëdhënie që kam me Shqipërinë, besoj se është edhe nga mami, sepse ajo e donte shumë vendin e vet… Kur vij këtu, ndjej sikur jam më afër mamit. E kam humbur në një moshë që mami duhet shumë, në adoleshencë. Jam shumë e sigurt që dashuria do më ndihmojë,- tha Valentina.

 

Por pas takimit romantik me Saimirin, Valentina zgjodhi të largohet nga “Love Story”. Arsyeja, siç tha ajo, është fakti që nuk është ndier e respektuar nga Saimiri, i cili, ka shprehur pëlqime dhe është puthur me vajza të tjera në program:

 

“Unë preferoj të tërhiqem, sepse nuk ndihem mirë kur Saimiri puthet me vajzat e tjera. Për mua, puthja është shumë e rëndësishme dhe duhet t’ia japësh një njeriu të cilin e ndien vërtet. Unë erdha këtu për dashurinë, por nuk po e shoh, kështu që kam vendosur që të largohem.

 

Dua të jem e sinqertë. Dua të falenderoj produksionin që më dhatë mundësinë të isha këtu. Vajzave dhe Saimirit i uroj sukses. Saimiri është një djalë shumë i mirë por unë nuk përshtatem me Saimirin.”

 

Pas këtij largimi surprizë të Valentinës, Saimiri tha se, në fakt, ai kishte rezervuar edhe një trëndafil rezervë nën mëngë, në mënyrë që të mos eliminonte asnjë prej vajzave, por ja që këtë vendim të Valentinës, ai nuk e kishte parashikuar. Megjithatë, Saimiri tha se e vlerëson shumë sinqeritetin e saj dhe e respekton vendimin.