Pas Bashës dhe Kryemadhit, edhe Berisha i bashkohet me gishtat lart protestuesve

Pas Bashës dhe Kryemadhit, edhe Berisha i bashkohet me gishtat lart protestuesve

308
0

Ish-kryeministri Sali Berisha sapo i është bashkuar protestës së opozitës para parlamentit.

Me dy gishtat lart Berisha përshëndet protestuesit që brohorasin emrin e tij teksa ish-kryeministri i bashkohet kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

Kujtojmë se protesta e sotme është shoqëruar me tensione pasi protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor para parlamentit.

Pak më herë Basha dhe Kryemadhi iu bashkuan protestuesve duke u pozicionuar më afër parlamentit ndrushe nga herët e tjera që zgjidhnin të qendronin më larg.