Parlamenti I Kosovës voton ligjin për sportin, Haradinaj përgëzon parlamentin

Parlamenti I Kosovës voton ligjin për sportin, Haradinaj përgëzon parlamentin

460
0

Sot deputet e Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan amendamentet e harmonizimit të ligjeve tjera me Ligjin për Sponsorizim në fushën e Kulturës Rinisë dhe Sportit, duke hapur kështu rrugën për mundësimin e sponsorizimit të rreth 30 milionë eurove brenda një viti për zhvillimin e fushave që parasheh Ligji për Sponsorizim, njofton Ministria e Sportit,

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e ka përgëzuar Parlamentin e Kosovës për votën që ia dha ligjit për tatim mbi të ardhurat në Korporata, i cili shihet si shpëtim për sportin kosovar

Më poshtë mund ta lexoni postimin e kreut të Qeverisë në Facebook:

Një etapë e re shpresëdhënëse për fuqizimin e sportit në Kosovë! E përgëzoj Kuvendin, që me voten e tij fuqizoi sportin dhe i jep krah sukseseve kulmore të sportistëve tanë, të cilët po ecin gjurmëve të Majlinda Kelmendit, duke e ngritur lartë imazhin e vendit. Votimi i Ligjit për tatim mbi të ardhurat në Korporata, i cili e kompleton dhe e mundëson implementimin e Ligjit për Sponsorizim, u jep mundësi bizneseve që të investojnë jo vetëm në rritjen e kapitalit të tyre, por edhe në kultivimin e vlerave në sport, që ngrisin talentët e rinj në përmasa ndërkombëtare. RH”, ka shkruar Haradinaj në grupin e tij zyrtar.