Paris-Midi (1919)/ Kërkesa e shqiptarëve të Amerikës për Epirin

Paris-Midi (1919)/ Kërkesa e shqiptarëve të Amerikës për Epirin

161
0

“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 9 marsit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me kërkesën e shqiptarëve të Amerikës drejtuar asokohe delegatëve të Shtetit të Pavarur Shqiptar në Konferencën e Paqes. “Shqiptarët ortodoksë të kolonisë së Amerikës (Southbridge dhe Centralfalls), më origjinë nga Korça, Përmeti, Kolonja, Gjirokastra, Leskoviku, Delvina dhe Çamëria, sapo u kanë dërguar delegatëve të Shtetit të Pavarur Shqiptar në Konferencën e Paqes një telegram për të protestuar kundër pretendimeve që përfaqësojnë shqiptarët ortodoksë të Epirit të Veriut dhe të Jugut, të cilët kërkojnë aneksimin e tyre në Greqi. Përkundrazi, dëshira e të gjithë shqiptarëve ortodoksë, refugjatë në Amerikë, është të jenë pjesë e një shteti të pavarur shqiptar. – (Radio.)”