Paris Hilton fanse e Ritës dhe Erës, ja çfarë ka bërë tani

Paris Hilton fanse e Ritës dhe Erës, ja çfarë ka bërë tani

454
0

Këngëtaret kosovare që kanë arritë famë botërore po vazhdojnë me suksese të njëpasnjëshme. Madje, ato tashmë janë bërë të njohura për emrat më prestigjioz botëror, siç është rasti me trashëgimtaren e hoteleve “Hilton”, Paris Hilton. Ditë më parë, Era Istrefi publikoi një foto në të cilën u shfaq me një palë pantallona në të cilat shihej fytyra e Paris Hilton. Kurse, tani në fotografinë e re të Erës, përsëri nuk mungon komenti i Paris e cila i shkroi “Kjo është seksi”. Po ashtu, në pothuajse të njëjtën kohë Paris Hilton komentoi edhe këngëtaren Rita Ora, mbi një foto të shkrepur pas performancës në paradën e komunitetit LGBTI në Gjeorgji, duke shkruar një emotikon të flakës. Këto komente dëshmojnë që Paris Hilton i pëlqen shumë dy këngëtaret kosovare, Rita Ora dhe Era Istrefi.