Parashikimi i motit, zbuloni si pritet të jetë sot

Parashikimi i motit, zbuloni si pritet të jetë sot

595
0

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se Gadishulli i Ballkanit vazhdon të ndikohet nga një zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik e cila do të vazhdojë të mbajë mot të pa stabilizuar në territorin e Shqipërisë ku parashikohen edhe rreshje shiu.

RESHJET

Sot (e enjte dt.11) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Vetëm në zona shumë të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.

 

TEMPERATURAT

 

Sot(e enjte dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

 

në bregdet: 10 / 18 °C

 

në vendet e ulëta: 10 /17 °C

 

në vendet malore: 3 / 13 °C

ERA

Sot (e enjte dt.11) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në disa raste deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit.

auto_m21554932388.png