Parashikimi i motit/Si priten të jenë temperaturat sot në të gjithë vendin

Parashikimi i motit/Si priten të jenë temperaturat sot në të gjithë vendin

354
0

 

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar moti sot do të vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm me vranësira të shpeshta që priten të dominojnë orët e para të ditës në të vendin. Situata më problematike pritet të jetë në zonat malorë ku do të ketë reshje më të dendura shiu. Orët e pasdites dhe të natës do të pasohen nga reshje më të pakta në zonat jugore dhe ato qendrore, ndërsa në pjesën tjetër të territorit priten kthjellime dhe kryesisht vranësira dhe reshje të izoluara. Sipas Meteoalb,  në orët e para të mëngjesit temperaturat do të jenë konstante ndërsa në mesditë temperaturat do të luhaten në vlerat ditore nga -3 deri në 15 gradë celcius. Era pritet të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.