Parashikimi i motit, si do jetë dita sot

Parashikimi i motit, si do jetë dita sot

463
0

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në mesditë ku do të ketë zhvillim të vranësirave në zonat malore duke rrezikuar shira të izoluara.

 

Por zonat bregdetare dhe zonat e ulëta do të mbeten me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të variojnë nga 14-33 gradë Celsius.

 

Era do të fryjë me shpejtësi 28 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.