Parashikimi i motit, e martë, 8 tetor 2024

Parashikimi i motit, e martë, 8 tetor 2024

58
0

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme pasi masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta me origjinë jugore. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht nga orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugor dhe zonat luginore era me shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.