Parashikimi i motit/ Çfarë pritet të ndodhë gjatë ditës dhe mesnatës

Parashikimi i motit/ Çfarë pritet të ndodhë gjatë ditës dhe mesnatës

477
0

Ndryshe nga ditët që lamë pas moti ditën e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, me reshje të pakta dhe afatshkurtra në orët e mesnatës. Sipas Meteoalb, reshje me intensitet më të larta priten në orët e vona të natës, të cilat do të shtrihen në të gjithë territorin. Përsa i përket temperaturave për ditën e sotme ato priten të ulen me 2 gradë celcius në mëngjes por edhe në orët e mesditës. Me e dukshme kjo do të jetë në zonat lindore dhe verilindore duke u luhatur nga -1 gradë celcius në verilindje deri në 14 gradë celcius në jug të Shqipërisë.