Parashikimi i motit, 21 janar 2021

Parashikimi i motit, 21 janar 2021

526
0

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme dominojnë motin në Shqipëri gjatë pjesës së parë të ditës së sotme.

Por pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave dhe reshje të pakta e të izoluara shiu e dëbore në vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremet ditore të luhaten nga -4°C deri në 12°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 48 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë

Shperndaje