“Para në dorë familjeve në nevojë”, Ina Zhupa: Po dërgojnë pako me...

“Para në dorë familjeve në nevojë”, Ina Zhupa: Po dërgojnë pako me qumësht në fshat, nuk paguhen dritat me miell dhe oriz

532
0

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folu me anë të një lidhjeje me skype me TV Fax News ku tha se Shqipëria është vendi më i vonuar për miratimin e paketës mbështetëse për turizmin, ndërsa analizoi se është një nga sektorët më prioritar në ekonominë e vendit.

 

Zhupa tha se operatorët turistikë kanë kërkuar fasilitete nga qeveria, por kjo e fundit sipas saj, nuk iu ka dhënë asnjë përgjigje.

“Ne jemi shteti më i vonuar, të gjithë të tjerët kanë shpalosur paketa të veçanta sa i përket turizmit, sidomos ne duhej ta kishim bërë duke qqenë se është një sektor me priritet. Të ardhurat që vijnë nga turistët e huaj përbëjnë 27% të të ardhurave nga të gjitha eksportet në vendin tonë. Rama ka vendosur të ndihmojë me një pagë rreth 17% të punonjësve. Nesër të ishim në kohë normale do ishte hapur sezoni, ndërkohë që operatorët kanë kërkuar nga qeveria disa fasilitete për të cilat kemi informacion se nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Deri në fund të sezonit preken mbi 200 mijë persona nëse nuk do të funksionojë gjatë këtij viti turizmi”.

 

Duke folur për çështjen e shfaqjes së koronavirusit nëpër fasonëri dhe rritjen e punonjësve të infektuar në këto ndërmarrje, Zhupa tha se PD ka propozuar mbylljen e tyre si dhe mbështetjen financiare ndaj punonjësve.

 

Nga ana tjetër ajo shpalosi shkurtimisht edhe disa sugjerime që do të mbanin gjallë aktivitetin e tyre dhe që nuk do të kishte pasoja për jetën dhe shëndetin e punonjësve por edhe për ekonominë e tyre e jo vetëm.

 

“Fasonet sot janë kthyer në vatra të rrezikshme për gjithë mbarëvajtjen e virusit në Shqipëri. Atje jo thjeshtë punojnë gra, por këto do dalin për punët e tyre, fëmijët e tyre, do kenë komunikime me bashkëshortët. është një problem që do të hapte më shumë probleme nëse nuk merren vendimet e duhura në kohën e duhur. Ne propozojmë bërjen e testimeve masive për të identifikuar sa janë të infektuar dhe sa jo. Meqë janë me një kod të kuq, duhet që shtetit të ndihmojë fasonëritë në lidhje me kushtet dhe dezinfektimin e tyre total, në masat mbrojtëse dhe mjetet mbrojtëse. Kanë qenë të hapura por nuk kanë pasur kërkesa maksimale të shitjes dhe shkëmbimeve tregtare. Këto masa do të ishin të domosdoshme jo vetëm për ti dhënë një dorë fasonërisë, por ekonomisë dhe familjes shqiptare, sepse ata janë njerëz që bashkëjetojnë me ne, konsumojnë. Nuk jemi vonë për të marrë këto masa që do të ndikonin për mirë edhe në procesin tonë të hapjes nëpër të cilin kemi hyrë”, tha Zhupa.

 

Në lidhje me ndihma për familjet në nevojë, zyrtarja e PD-së tha se është më e udhës që të ofrohet ndaj shtresave të tilla ndihmë e drejtpërdrejtë financiare me para në dorë.

 

“Askush nuk e di sa familje kanë marrë ndihma, sa ndihma janë marrë, çfaarë kanë brenda ato pako, sepse kemi parë edhe që kanë dërguar qumësht në fshat. Nuk janë të nevojshme ushqimet në thelb për qytetarët, por paratë në dorë të qytetarëve, kështu funksionon më mirë ekonomia. Mund të kenë nevojë për ilaçe që nuk i blejnë dot me miell dhe oriz, të paguajnë dritat dhe ujin që nuk i blejnë me miell dhe oriz”.