Paqartësi për kolaudimet/Firmës koncensionare i mbaron kontrata në shtator

Paqartësi për kolaudimet/Firmës koncensionare i mbaron kontrata në shtator

499
0

Shtatorin e këtij viti përfundon marrëveshja e koncesionare 10-vjeçare me kompaninë  SGS, për shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve, apo siç njihet ndryshe kolaudimi.

 

 

Sipas kontratës që është miratuar nga palët, të paktën 6 muaj përpara përfundimit të afatit qeveria shqiptare përmes Ministrisë se Infrastrukturës duhet të fillojë procedurën me marrjen në dorëzim të aseteve të koncesionit, si qendrat e kontrollit teknik dhe pajisjet që janë vendosur.

 

Por deri më tani ky proces dorëzimi asetesh nuk ka filluar. Kjo ka shtuar paqartësitë se si do procedohet me shërbimin e kontrollit të detyrueshëm teknik të mjeteve në Shqipëri. Kohë më parë nga Ministria e Infrastrukturës është deklaruar se do shkohet drejt një liberalizimi të tregut, ndërkohe deri më tani nuk ka lëvizur asgjë dhe nuk ka nisur ndonjë procedure licencimi.

 

Nga ana tjetër përfaqësues të kompanisë zvicerane SGS kanë zhvilluar muajt e fundit takime me autoritetet shqiptare duke i kërkuar zgjatjen e periudhës koncesinare ashtu siç parashikohet në një nen të kontratës ekzistuese si dhe kanë premtuar me shume investime për të qendrat e kontrollit teknik.

 

Sot për sot nuk ka një vendimmarrje zyrtare, por deri në ditët e para të shtatorit çështja duhet të marrë zgjidhje.

 

Opsionet janë të paktën katër, i pari është marrja e këtij shërbimi në dorë nga shteti dhe largimi i kompanisë SGS, i dyti është liberalizimi i sherbimit duke licencuar disa kompani, i treti merr në konsiderate vazhdimin e operimit të SGS në mjediset që ka, por në një treg ku veprojnë edhe shoqëri të tjera, dhe i opsioni i katër është shtyrja e aftit të kontratës ekzistuese duke ia lënë monopolin e kolaudimit të mjeteve edhe për disa vite kompanisë SGS.