Panorama e ditës në Velipojë, lopë në plazh, e gatim me bombul...

Panorama e ditës në Velipojë, lopë në plazh, e gatim me bombul gazi

957
0

Një pushuese në plazhin e Velipojës ngre shqetësimin për situatën në këtë plazh. Në një postim në rrjetin social FB, Atrida Fërketi shkruan se në mes të pazhit një grua pjek petulla me bombul gazi, aty ka lopë që kalojnë nëpër njerëz, etj. “Gruja qe fergon petulla me bombul gazi ne mes te plazhit pa pike sigurie, lopa qe pa u bezdis nga askush i bjen pedonales pash me pash e me mjeshteri rrezon kazanin e plehrave, grate e burrat qe grinden se cadren e kishin rezervu me peshqir te varur, emigranti qe ta gerset top e nuk thote as me fal, tjetri qe bertet : a plasna ne uje, melodia e perditshme e te miturve : topa , letra, domino, loja shah , loja mos u nxeh e mos o zot edhe ndonje i mbytur ne fund te dites _ panorama e dites ne Velipoje! Gjithesesi sot uji eshte me i ngrohte se dje e diellin nuk na e ndalon askush !”-shkruan Fërketi.