Pandemia, cila pjesë e popullsisë është më dëmtuar

Pandemia, cila pjesë e popullsisë është më dëmtuar

436
0

COVID-19 nuk kërcënon vetëm shëndetin tonë, por mirëqenien ekonomikë të individit dhe të shtetit. Në këtë situatë të vështirë ekonomikë sipas një raporti të Organizatës Ndërkombëtare të Punës pjesa më e prekur e të punësuarve janë ata nën moshën 30 vjeç.

Kjo është grupmosha më problematike sepse pjesa më e madhe e tyre punojnë në sektorë të prekur nga pandemia siç janë industria e shërbimit dhe shitja me pakicë.

Një tjetër pikë e përmendur në raport është punësimi. Tashmë kemi një treg që ofron punësim me vështirësi dhe kjo e bën akoma më të vështirë situatën për ata që lënë shkollën për t’ u punësuar.

Organizata Ndërkombëtare e Punës nxit qeveritë të luftojnë problemin përmes politikave urgjente.