Panairi i 19-të i librit në Ulqin, një traditë prej vitesh që...

Panairi i 19-të i librit në Ulqin, një traditë prej vitesh që librin e sjell tek lexuesi

498
0

Panairi i Librit në Ulqin tashmë është kthyer në një traditë, ku autorë dhe shtëpi botuese vijnë me libra dhe tituj të rinj për lexuesit. Për pesë ditë me radhë, nga 26 korriku deri më 31 korrik, pushuesit kanë mundëisnë të udhëtojnë mes librave që flasin shqip. Këtë vit, në Panairin e 19-të Librit në Ulqin, morën pjesë 50 shtëpi botuese nga Shqipëri, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Ky panair i cili u çel zyrtarisht të premten në mbrëmje e shndërroi qytetin bregdetar të Ulqinit në një vendtakimi mes detit dhe librit. Në shëtitoren e Plazhit të Vogël në hapjen e këtij panairi morën pjesë kryetari i Komunës së Ulqini Loro Nrekiq , ministri i Kulturës së Malit të Zi, Aleksander Bogdanoviq, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ministri i kulturës së Maqedonisë së Veriut Hysni Ismaili, ku nuk munguan dhe qytetarët e shumtë dhe pushuesit të cilët shfaqën një interes të lartë për këtë panair.

Ndërsa për organizatoren Irena Toçi, ka një rëndësi ky edicion i 19-të i panairit të librit, pasi sjell botuesit më të mëdhenj të rajonit.

Nën organizmin e Institutit të Librit edhe Promocionit ky panair solli për të pranishmit dhe qytetarët e Ulqinit një gamë të gjerë me libra, ku marrin pjesë 50 botues nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia edhe Mali i Zi.

Ky panair po vijon dhe gjatë këtyre ditëve deri më 31 korrik,  i kthyer tashmë në një nga aktivitetet kulturore-turistike më të konsoliduara në rajon, që i ka shërbyer dhe i shërben më së miri komunikimit përmes vlerave të veçanta dhe autentike të popujve të këtij rajoni.

 

Dy çmime në panair

Për herë të parë në këtë panair themelohen dy shpërblime që jepen nga organizatorët e panairit. Shpërblimet, “Liburna” dhe “Dega e ullirit” që shpërndahen për autorët më të mirë, veprat e të cilëve janë në shitje nëpërmjet shtëpive botuese që janë pjesmarës në panairin e 19-të të librit në Ulqin.

Ministri i kulturës i RMV-së, dr.Hysni Ismaili sonte kishte nderin të shpërndajë shpërblimin “Dega e ullirit”, shpërblim ky që ju nda autorit z.Visar Zhiti, për veprën “Të rritesh nga dashuria”.

Kulturë për të gjithë!”, – thonë nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut.

Ceremonia u zhvillua ne skenën verore të kalasë mes pranisë së shumë personaliteteve të jetës letrare, shoqërore e publike. Kryetari i jurisë, akademik Ali Aliu në fjalën e vet theksoi se në këtë garë për librin më të mirë, kanë konkurruar 36 libra nga autorë të njohur shqiptar.

“Ndihem i nderuar që jam pjesë e një jurie që i duhet të zgjedhë nga letërsia më e mirë që prodhon një vend. Në këtë garë ishte vështirë të vecoje se kush e meritonte cmimin, pasi konkurronin emra seriozë si: Mehmet Kraja, Diana Culi, Visar Zhiti, Majlinda Rama, Ylljet Alicka etj.te cilët kanë treguar se finë të ndërtojnë letërsi të konsoliduar, por cmimin e merr vetem njeri dhe ne lutemi të na mirëkuptoni”, tha ndër të tjera Aliu.

Pas fjalës së kryetarit të jurisë, kryetari i komunës Loro Nrekiq i dorëzoi shkrimtarit Mehmet Kraja cmimin “Liburnia”, ndërsa ministri i kultures së Maqedonisë së Veriut pati nderin të dorëzonte cmimin “Dega e ullirit” ( Letërsi për fëmijë) për Visar Zhitin. Pas marrjes së cmimeve, dy shkrimtarët fitues falenderuan jurinë dhe organizatorët.

Pergatiti: Eglantina Alliaj