Pamjet katastrofike nga përmbytja në Venecia; Uji që ka mbuluar 45% të...

Pamjet katastrofike nga përmbytja në Venecia; Uji që ka mbuluar 45% të qytetit u merr jetën 2 njerëzve

561
0

Reshjet e dendura gjatë ditëve të fundit, kanë përmbytur gati 45% të qytetit të Venecias. Hera e fundit e një situate të tillë katastrofike është shënuar në nëntorin e vitit 1966 ku uji është ngritur në nivelin e 194 cm, por situata duket më kritike këto ditë.

Uji ka arritur nivelin e mbi dy metrave dhe kjo është përmbytja më e madhe që ka parë kjo zonë.

Në fotot e shumta që po qarkullojnë në internet shihet se zonat më të bukura turistike janë të mbuluara nga uji dhe shumë turistë janë të bllokuar.

Sheshi “San Marko”, një nga pjesët më të ulëta të qytetit, është zona më problematike për momentin.

Kjo përmbytje ka rezultuar fatale për dy persona që kanë ndërruar jetën, megjithatë mediet italiane dhe autoritetet përkatëse raportojnë se numri mund të ndryshojë.

Venecia është cilësuar një si nga ato vende që duhet vizituar para se të zhduket dhe kjo përmbytje tregon se uji në një të ardhme do mbulojë këtë qytet.